Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Trumpi thotë se India dhe Pakistani janë pajtuar për armëpushim

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 12:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trumpi thotë se India dhe Pakistani janë pajtuar për armëpushim
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin social “Truth Social” se India dhe Pakistani janë pajtuar për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Trumpi ka bërë të ditur se armëpushimi u arrit pas një nate të gjatë negociatash me ndërmjetësim të SHBA-së. “Urime për të dyja vendet që kanë përdorur arsyen e shëndoshë dhe inteligjencën e lartë. Faleminderit për vëmendjen tuaj sa i përket kësaj çështjeje!”, ka shtuar presidenti amerikan. Këtë lajm të presidentit amerikan, e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, tek ka shtuar se “Pakistani ka synuar gjithmonë paqen dhe sigurinë në rajon, duke mos bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të tij”. Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit përshkallëzuan në orët e hershme të martën pasdite (me kohën tonë lokale), kur India sulmoi atë që e quajti “infrastrukturë terroriste” të Pakistanit, dy javë pasi e kishte akuzuar vendin islamik për përfshirje në sulmin i cili la të vdekur 26 persona në Kashmirin e kontrolluar nga India. Islamabadi ka mohuar akuzat dhe ka sulmuar disa baza ushtarake në Indinë veriore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar