Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Sali Berisha: Tensionet te selia e PD-së ishin skenar i Edi Ramës, protestuesit nuk na sulmuan

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sali Berisha: Tensionet te selia e PD-së ishin skenar i Edi Ramës, protestuesit nuk na sulmuan
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu, ku ka komentuar ngjarjet e tensionuara të regjistruara së fundmi. Gjatë një deklarate për mediat, ai e ka cilësuar situatën si një skenar të organizuar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që protestuesit të dukeshin sikur kishin ndërmarrë sulme ndaj selive të të dyja forcave kryesore politike. “Njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik, i them këtu që vendi i vetëm i azilit do të jetë qelia e burgut. Sot, ai përhap nëpërmjet rrjetit të tij në protestë, përhap lajmin që Kryeministrinë nuk e marrim dot, ndaj duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha. Ai prandaj mori dhe futi brenda partisë së tij tre inspektorate, banditë të pajisur me hunj e mjete të tjera. Skenari i dështoi, sepse iniciatorët, ose puthadorët e Ramës nuk i ndoqi njeri. Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit. Natyrisht që nuk kishin motiv të vinin. Tani që i dështoi projekti, u përpoqën që selia e PD-së të sulmohej nga ora 8:30-9:30. Njerëzit e vërtetë në protestë nuk mund të manipuloheshin. Jagon e Edi Ramës e braktisën masivisht,” u shpreh Berisha. Më tej, ai ka vijuar akuzat duke dënuar veprimet e policisë pas dështimit të këtij plani. “Kësaj here kur dështuan, ora erdhi dhe kur panë që skenari nuk po realizohej, policia në mënyrën më hakmarrëse dhunon territorin e Partisë Demokratike, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm që hedhin sasi të mëdha bombolash gazi, pa pasur motiv, vetëm reprezaljet e PD-së për dështimin e skenarit të tyre. I kanë helmuar njerëzit dhe ju e patë vetë. Nuk ka pasur asnjë tentativë nga asnjë protestues që të kryejë dëmin më të vogël ndaj kësaj partie. Paralajmëroj Edi Ramën se do të mbahen personalisht përgjegjës si manipulator të shpifur që bëjnë gjithçka brenda protestës kundër protestës. Demokratët janë në mosbindje civile më shumë se kurrë. Dhe jo vetëm në Tiranë,” shtoi kreu i demokratëve. Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha është ndalur edhe te mbrojtja e të miturve. “Çdo i mitur që sulmohet, është i mitur dhe do të mbrohet nga Partia Demokratike. Ata që sulmojnë të miturit, ata shkelin ligje dhe Kushtetutën e vendit. Unë i përgëzoj demokratët që i marrin në mbrojtje të miturit,” përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar