Sport
Austria në alarm para duelit me Kosovën: Vjenën e presin mungesa të rëndësishme në fushë
Reklamë e Sponsorizuar
Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i sfidës së zjarrtë mes Austrisë dhe Kosovës, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në kuadër të Ligës B të “Nations League”.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zbarkojë në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës për një përballje vendimtare, ku të dyja kombëtaret synojnë vetëm triumfin për të arritur objektivat e tyre.
“Dardanët” pritet të kenë një epërsi psikologjike dhe taktike falë mungesave në kampin austriak, pasi dy yjet kryesore, Konrad Laimer dhe Christoph Baumgartner, nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim, pasi kishin munguar edhe në sfidën e mëparshme kundër Izraelit.
Megjithatë, trajneri i Kosovës do të duhet të bëjë llogaritë pa Albian Hajdarin, mungesa e të cilit në radhët e “Dardanëve” është konfirmuar, ndërkohë që arsyet e sakta ende nuk janë bërë publike.
Kujtojmë se ndeshja e madhe mes Austrisë dhe Kosovës është planifikuar të nisë sonte në ora 18:00, në arenën madhështore “Ernst Happel” të kryeqytetit austriak.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: