Aktuale
Skandali me pronat në Skënderaj: Hysni Mehani akuzon Sami Lushtakun për tjetërsim të tokës komunale
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasje politike në Skënderaj lidhur me menaxhimin e pronave publike. Hysni Mehani, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, duke pretenduar se janë nisur procedurat për dhënien në shfrytëzim të parcelave të fundit publike në qytet.
Sipas pretendimeve të Mehani, bëhet fjalë për një pronë me vlerë rreth 1 milion euro e cila ndodhet në zonën e ish-tregut të qytetit. Ai ka theksuar se kjo pasuri synohet të jepet në shfrytëzim për një periudhë 99-vjeçare për ndërtimin e banesave, duke ngritur dyshime për favorizim të rrethit të ngushtë të kryetarit.
Në reagimin e tij, zyrtari i Vetëvendosjes ka lidhur kohën e zgjedhur për këtë procedurë me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale. Ai ka akuzuar udhëheqjen komunale se ka shfrytëzuar periudhën pesë ditë pas vendimit të fundit të kësaj gjykate ndaj krerëve të UÇK-së, kur vëmendja e qytetarëve ka qenë e shpërndarë, për të kaluar vendimet nën rrogoz nën petkun e patriotizmit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: