Aktuale
Vazhdon “diplomacia e pandave”: Kina nis dy kafshë të tjera drejt Shteteve të Bashkuara
Reklamë e Sponsorizuar
Pekini ka ndërmarrë një tjetër hap në kuadër të traditës së njohur si “diplomacia e pandave”, duke dërguar dy panda gjigante drejt kopshtit zoologjik në Atlanta me anë të një fluturimi të posaçëm.
Kafshët, të pagëzuara me emrat Ping Ping dhe Fu Shuang, kanë nisur udhëtimin e tyre nga qyteti i Chengdu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Aventura ajrore për në Atlanta llogaritet të zgjasë afërsisht 15 orë, ndërkohë që pas zbarkimit, dyshja do t'i nënshtrohet një periudhe karantine nën mbikëqyrjen e rreptë të veterinerëve dhe ekspertëve kinezë që kanë udhëtuar bashkë me to.
Kjo formë e bashkëpunimit mes dy shteteve daton prej më shumë se pesë dekadash, pasi Kina nisi t'i dërgojë këto kafshë në territorin amerikan që prej vitit 1972, menjëherë pas vizitës historike të presidentit amerikan Richard Nixon në Pekin.
Për t'i garantuar një siguri dhe qetësi maksimale, pandat janë përgatitur gjatë javëve të fundit për këtë fluturim transatlantik, duke u ambinetuar paraprakisht me hapësirën e kafazeve të transportit dhe tingujt specifikë të motorëve të aeroplanit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: