Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Policia jep detaje: Dyshohet se 34-vjeçari theri bashkëshorten e më pas veten

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 09:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia jep detaje: Dyshohet se 34-vjeçari theri bashkëshorten e më pas veten
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të tjera për rastin tragjik në një banesë në “Rrugën B” që ndodhi të premten pasdite, ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar, ndërsa një 30-vjeçare pësoi lëndime të lehta. Sipas raportit të Policisë, dyshohet se 34-vjeçari fillimisht e ka ther bashkëshorten e më pas i ka shkaktuar vetes plagë fatale. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë në raportin 24-orësh të shtunën. Rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”, KOHA ka raportuar dje se 30-vjeçarja ka dalë nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në një klinikë dentare afër ndërtesës ku ka ndodhur krimi. Më pas, ajo është përcjellë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Pas trajtimit, është liruar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar