Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 09:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
jatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Në rajonin e Prishtinës, më saktë në Lipjan e Obiliq, dy gra raportuan bashkëshortët e tyre për sulme fizikë, të njëjtit nga policia janë arrestuar. “Lipjan 09.05.2025, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën – bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që i njëjti kishte një urdhëresë të gjykatës”. “Obiliq 09.05.2025, 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. Një rast dhune është raportuar edhe ne Ferizaj, atje ku ankuesja femër kosovare raportoi se ish-bashkëshorti i saj i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Koso0vës, i dyshuari ësthë dërguar në mbajtje, shkruan Klankosova.tv “Ferizaj 09.05.2025, 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ish bashkëshorti i saj, i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK. Në Klinë poashtu është raportuar për dhunë nga viktika femër kosovare për bashkëshortin e saj. Në raporton 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psike ndaj viktimës. “Klinë 08.05.2025-10:00. Është shoqëruar (në stacion policor) i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. Ndërkaq, në Istog e Zubin Potok janë raportuar poashtu raste të dhunës në familje. Në Istog i dyshuari, i cili nën ndikimin e alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. “Istog 09.05.2025, 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare- ish bashkëshortes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. Kurse, në Zubin Potok, ankuesja femër kosovare raportoi se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, por nuk raportohet për të arrestuar. “Zubin Potok 09.05.2025, 19:15. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Klankosova.tv
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar