Sport
Formë e shkëlqyer për Florent Hasanin: Sulmuesi kuqezi shkëlqen me dy gola në Turqi
Reklamë e Sponsorizuar
Kayserispori është duke kryesuar me rezultatin 2:1 ndaj Batman Petrolsporit, në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit turk.
Heroi i deritanishëm i kësaj sfide për skuadrën vendase është sulmuesi Florent Hasani, i cili ka realizuar të dy golat e epërsisë.
Futbollisti u hodh në fushë nga stoli me fillimin e pjesës së dytë dhe arriti të lërë menjëherë shenjë në lojë duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës.
Hasani shënoi fillimisht në minutën e 71-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas realizoi edhe golin e dytë në minutën e 82-të të takimit.
Falë kësaj dygolëshe, lojtari ka ngjitur kuotën e tij në tre gola të shënuar gjithsej, pas 10 paraqitjeve zyrtare me fanellën e Kayserisporit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: