Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Sulm me armë ndaj një personi në Prishtinë

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 08:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sulm me armë ndaj një personi në Prishtinë
Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ku një person ka raportuar se ndaj tij është shtënë me armë derisa po ecte në rrugë. Sipas viktimës, një i dyshuar mashkull ka hapur zjarr në drejtim të tij dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në një kafiteri aty pranë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 9mm si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, thuhet tutje në raportin 24-orësh të Policisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar