Kronikë
Tragjedi në ishullin e Karaibeve: Katër të vrarë dhe katër të plagosur nga një sulm me armë zjarri
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin ishullor të Saint Vincent dhe Grenadinet, i njohur gjerësisht për bukuritë natyrore dhe turizmin e nivelit të lartë, pasi një breshëri plumbash ka lënë katër persona të pa jetë dhe katër të tjerë të lënduar.
Incidenti tragjik ka ndodhur në Green Hill, një rajon që ndodhet në afërsi të kryeqytetit Kingstown. Pas thirrjeve emergjente për të shtëna, efektivët e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në terren, ku janë ndeshur me një pamje të frikshme.
Autoritetet kanë konfirmuar se dy prej viktimave janë gjetur të vdekura në mes të rrugës, trupi i një gruaje është zbuluar në kabinën e një automjeti të ndalur, ndërsa viktima e katërt është gjetur pa shenja jete në një hapësirë tokësore pranë vendit të krimit.
Komisioneri i përkohshëm i Policisë Mbretërore, Trevor Bailey, ka bërë të ditur se të katër personat e humbur kanë shfaqur shenja plagësh, të cilat paraprakisht dyshohet se vijnë nga përdorimi i armëve të zjarrit.
Si pasojë e këtij sulmi të dhunshëm, katër qytetarë të tjerë kanë marrë lëndime trupore, ku dy prej tyre vazhdojnë të mbahen nënn kujdesin mjekësor brenda institucionit spitalor.
Derimë tani, autorët e këtij akti kriminal mbeten të lirë dhe strukturat e rendit nuk kanë raportuar asnjë arrestim. Grupet hetimore po kryejnë verifikimet e nevojshme për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur arsyet e këtij sulmi fatal.
Në të njëjtën kohë, organet kompetente po analizojnë edhe një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në territor, për të verifikuar nëse ekziston ndonjë lidhje direkte ose indirekte me ngjarjen e regjistruar në Green Hill.
Reagimi ndaj këtij sulmi ka ardhur edhe nga ministri i Sigurisë Kombëtare, St. Clair Leacock, i cili ka dënuar ashpër humbjen e jetëve dhe e ka cilësuar këtë dhunë si plotësisht të pajustifikueshme.
Ai ka theksuar se megjithëse Saint Vincent dhe Grenadinet mbetet në përgjithësi një zonë e qetë, disa zona të caktuara po shfaqin fenomene të dhunës që lidhen me veprimtarinë e grupeve kriminale.
Ndërkohë që hetimet vazhdojnë intensivisht, mbetet ende e paqartë se kush fshihet pas këtij organizimi kriminal dhe nëse viktimat kanë qenë shënjestër e një larjeje hesapesh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: