Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ka përligjur pritshmëritë si favorite absolute, duke regjistruar një fitore bindëse me shifrat 3:1 në transfertë përballë Skopjes, në takimin e vlefshëm për xhiron e dhjetë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Përballja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për kuqezinjtë, pasi Endrit Krasniqi ka zhbllokuar shifrat qysh në minutën e dytë për t'i dhënë epërsinë 0:1 mysafirëve. Pak minuta më vonë, saktësisht në të nëntën, Dimovski është treguar i saktë duke dyfishuar avantazhin dhe duke e dërguar rezultatin në 0:2.
Vendasit kanë tentuar të këndellen në momentet e fundit të fraksionit të parë të lojës. Ka qenë Angelov ai i cili ka ngushtuar diferencën në 1:2 në minutën e 45-të, duke rizgjuar përkohësisht shpresat e skuadrës së Skopjes për një kthesë të mundshme.
Megjithatë, kuqezinjtë nga Tetova kanë shfaqur pjekuri taktike duke mos lejuar surpriza në pjesën e dytë. Në minutën e 52-të, sulmuesi Tamba ka shënuar bukur me kokë nga afërsia, duke vulosur përfundimisht epilogun e këtij takimi në 1:3.
Falë këtij triumfi të merituar, Shkëndija ngjitet sërish në kreun e renditjes tabelore me 23 pikë të mbledhura, ndërkohë që Skopje vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut, duke mbyllur tabelën në vendin e dhjetë me vetëm 3 pikë në llogarinë e saj.
Sport
Formë e lartë e Shkëndijës, tetovarrët marrin tri pikë të arta në udhëtim ndaj Skopjes
Reklamë e Sponsorizuar
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: