Sport
“Trepça s’është pronë e askujt” – Grupi i tifozëve “Torcida” ashpërson qëndrimin ndaj udhëheqësisë së klubit
Reklamë e Sponsorizuar
Tifozët e njohur mitrovicas, “Torcida”, kanë shprehur sërish pakënaqësitë e tyre të thella ndaj strukturave udhëheqëse të klubit të futbollit Trepça, duke vazhduar aksionin e tyre të protestës gjatë përballjes kundër Lirisë së Prizrenit.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, grupi i tifozëve ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të prerë drejtuar drejtuesve aktualë: “S’ka futboll n’qytetin tonë, sa t’jeni ju qe e llogaritni pronë”.
Ky reagim vjen në një periudhë kur klubi i Trepçës është rikthyer të zhvillojë ndeshjet e tij si vendas në Mitrovicë, pas një kohe të gjatë ku për shkak të rrethanave ishte detyruar t'i luante takimet e veta në qytetin e Skenderajit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: