Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Debutim makth për Karoglan te Partizani, trajneri: E sigurt se do të kthehemi te fitorja

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 14:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Debutim makth për Karoglan te Partizani, trajneri: E sigurt se do të kthehemi te fitorja
Partizani nuk ka arritur të reagojë pas humbjes në derbi ndaj Vorës, duke pësuar një disfatë edhe më të rëndë me rezultatin 1:4 në kuadër të javës së 7-të, ndonëse pritshmëritë ishin për një kthesë pozitive të “Demave të Kuq”. Pas përfundimit të takimit, trajneri Mislav Karoglan, i cili e nisi aventurën e tij në krye të kryeqytetasve me një rezultat negativ, foli për mediat duke analizuar ecurinë e lojës: “E nisëm shumë mirë. Por më pas Vora na ndëshkoi me atë eurogol. Në tranzicionin e parë, me një harkim në zonë, na ndëshkuan për herë të dytë. Duhet të jemi më stabël. Nuk është e logjikshme që në çdo lëvizje të tyre ata të shënonin gol. Kam disa ditë këtu. E kam të qartë se te cilët lojtarë do të mbështetem. Jam i sigurt që do ta fitojmë ndeshjen tjetër. Kam punuar në të dyja fazat, pasi erdha këtu. Bëra një analizë në anën disiplinore. E kam parë që ekipi ka pësuar shumë gola. Kam menduar të përmirësoj prapavijën. Kemi mbajtur edhe posedimin e topit. Vora nuk kishte asnjë shans. Në pjesën e dytë, Vora na goditi me atë penallti. Në këto lloj situatash, duhet të mbrohemi sa më mirë, të mos i përsërisim këto lloj gabimesh. Sigurisht, duhet të marrim edhe përgjegjësi. Ta analizojmë këtë humbje, ta pranojmë dhe të jemi sa më mirë në ndeshjen e radhës. Është një aventurë e re për mua. Në çdo klub ku kam qenë, kam luftuar për Europën. E di se çfarë duhet të bëjmë. Kemi shumë dëmtime. Aliu, Skuka po ashtu. Në këtë moment, duhet t’u mbijetojmë këtyre gjërave dhe të marrim rezultate të mira në ndeshjen e radhës. Ne duhet të mbrohemi me personalitet”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar