Kronikë
Protesta e dhunshme, Policia sekuestron fishekë luftarakë dhe arreston dhjetëra persona
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë një konference për media të mbajtur këtë të diel, Albert Nushi, shef i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publike, bëri të ditur se 54 qytetarë janë shoqëruar pas trazirave dhe protestës së dhunshme të një dite më parë.
Sipas informacioneve zyrtare, 27 prej tyre kanë rënë në pranga, ndërsa ndaj 27 të tjerëve ka nisur procedimi penal. Këta persona akuzohen për veprat penale të shkatërrimit të pronës dhe përdorimit të dhunës ndaj punonjësve të rendit gjatë tubimit.
Në vijim të deklaratës, Nushi theksoi se gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj individëve të maskuar, uniformat blu kanë zbuluar dhe sekuestruar një karikator me municion luftarak, kokteje molotov, si dhe mjete të ndryshme të forta që janë përdorur për sulmuar efektivët e policisë.
Në fund, Policia e Shtetit ka përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve që marrin pjesë në tubime, duke kërkuar distancim të menjëhershëm nga aktet e dhunës dhe personat e maskuar, dhe duke kujtuar se e drejta kushtetuese për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Po ashtu, u kujtua se legjislacioni në fuqi për tubimet ndalon rreptësisht përdorimin e maskave, shalleve apo çdo elementë tjetër që shërben për të fshehur identitetin e pjesëmarrësve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: