Kronikë
Goditje e madhe e antidrogës në Tiranë: Pranga 31 personave që shpërndanin kokainë e heroinë afër shkollave
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion i gjerë i finalizuar pas katër muajsh hetime intensive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit, ka çuar në goditjen e disa rrjeteve kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Plani i koduar “Skolla të Pastra” u shtri në afërsi të institucioneve arsimore 9-vjeçare, të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në kuadër të këtij procedimi penal janë identifikuar gjithsej 52 persona të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Autoritetet ligjzbatuese ekzekutuan 31 urdhër-arreste me masën e sigurisë “Arrest në burg” për anëtarët e këtyre grupeve, ndërkohë që 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim policor. Përveç tyre, gjatë periudhës së hetimeve paraprake ishin vënë në pranga edhe 7 persona të tjerë të dyshuar.
Gjatë operacionit dhe kontrolleve të ushtruara, blutë e Tiranës sekuestruan një sasi të konsiderueshme droge, konkretisht 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë, 685 gramë kanabis sativa, një armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 aparate celulare, si dhe prova të tjera materiale. Hetimet zbuluan se për t'iu shmangur kontrolleve të policisë dhe për të mos rënë në sy, shpërndarësit përdornin mjete alternative si monopatina, shërbime taksi dhe ato të dërgesave “delivery”.
Lista e personave ndaj të cilëve u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” përfshin shtetasit: G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.
Ndërkohë, gjatë fazës hetimore u ndaluan paraprakisht edhe shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T. Për 14 të dyshuar të tjerë të identifikuar si pjesë e rrjetit, puna vijon intensivisht për kapjen e lor, ndërsa gjeneralitetet e tyre nuk bëhen publike për shkak të sekretit hetimor dhe vazhdimit të operacionit.
Materialet e plota procedurale i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Policia e Shtetit rikonfirmon angazhimin e saj maksimal për të garantuar një ambient të sigurt rreth shkollave, duke i siguruar qytetarët dhe prindërit se goditja ndaj krimit të organizuar dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të vijojë pa kompromis.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: