Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Udhëkryqi i aksidenteve në Mitrovicë: Ministria nuk ndërhyn, Komuna pa kompetenca

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 06:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Udhëkryqi i aksidenteve në Mitrovicë: Ministria nuk ndërhyn, Komuna pa kompetenca
Publikuar më: Udhëkryqi që lidh lagjet Zhabin, Shipolin dhe Tavnikun në Mitrovicë është kthyer në një nga pikat më të rrezikshme të trafikut në qytet, duke marrë tashmë epitetin “udhëkryqi i aksidenteve”. I pozicionuar në rrugën e Ulqinit, në magjistralen Mitrovicë–Zubin Potok, ky udhëkryq ka shënuar numrin më të madh të aksidenteve në këtë zonë. Banorët dhe drejtuesit e automjeteve kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje përmes vendosjes së semaforëve apo ndërtimit të një rrethrrotullimi, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim konkret nga institucionet përgjegjëse. Rruga është nën kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, por zyrtarët e këtij dikasteri nuk kanë ndërmarrë masa për përmirësimin e sigurisë në këtë nyje të rrezikshme rrugore. Nga ana tjetër, Komuna e Mitrovicës, ndonëse ka shprehur gatishmëri për të ndërhyrë, nuk ka kompetenca ligjore për të realizuar ndonjë investim në këtë segment, për shkak se menaxhimi i tij nuk është në juridiksionin komunal. Ndërkohë, banorët dhe përdoruesit e përditshëm të kësaj rruge vazhdojnë të përballen me rrezik të përhershëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar