Aktuale
Në ritmet e humorit dhe dashurisë, kurorëzohet në martesë aktori i njohur i “Bashkallajk”
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorët e serialit të njohur humoristik “Bashkallajk” kanë lënë mënjanë skenarin për t'iu bashkuar një ngjarjeje të veçantë mbrëmjen e djeshme, ku protagonist ka qenë kolegu i lor, Behar Nesimi.
Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me Loreta Veselin, në një ceremoni festive të mbushur me muzikë, valle dhe atmosferë të ngrohtë gazmore.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë prurja e gjerë e kolegëve të skenës, të cilët së bashku me familjarët dhe miqtë e çiftit kanë festuar deri në orët e vona. Për gjallërimin e mbrëmjes janë kujdesur Ganja dhe ProBand, ndërkohë që pamjet e shpërndara kanë pasqyruar momente mbresëlënëse gëzimi.
Nuk kanë munguar as elementët tradicionalë, si hedhja e parave gjatë valleve, ndërsa nusja ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me elegancën e saj në fustanin e bardhë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: