Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Tjetër therrje me thikë në Prishtinë, nga QKUK thonë se pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetë

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 21:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tjetër therrje me thikë në Prishtinë, nga QKUK thonë se pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetë
Një person ka mbetur i lënduar, pas një therrje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Shefi i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, i ka thënë Expressit se lëndimet janë serioze, por se pacienti është jashtë rrezikut për jetë. “Pacienti është duke u trajtuar në emergjencë. Lëndimet janë serioze, por jashtë rrezikut për jetë” – tha Govori. Ndërkohë policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin. “Sot rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar” – tha zëdhënsja Flora Ahmeti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar