Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri Rama: Neutralizuam një dron me tritol që synonte goditjen e Kryeministrisë

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Rama: Neutralizuam një dron me tritol që synonte goditjen e Kryeministrisë
Në një bashkëbisedim direkt nga zyra e tij paraditen e së dielës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se trazirat dhe aktet e dhunës që kanë pesë ditë që po përsëriten në Tiranë nuk kanë lidhje me lëvizjen studentore, por janë të organizuara nga opozita vendase dhe qarqe e agjentura të huaja që veprojnë kundër interesave të vendit. Kreu i Qeverisë bëri publike një ngjarje të rëndë, duke zbuluar se dy ditë më parë forcat e sigurisë kanë arritur të neutralizojnë një dron të pajisur me lëshues eksplozivi, i cili kishte për qëllim sulmin ndaj ndërtesës së Kryeministrisë. “Përpara 2 ditësh është neutralizuar një dron më eksploziv që do të godiste Kryeministrinë dike i bënë flakën e oborrit të brendshëm dhe imagjinoni pasojat. S’ka rini dhe s’ka student që i shkon mendja ta bërë në jetë këtë plan, kjo është një dorë e huaj”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar