Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Ardhja e kryetares së Gjykatës Speciale, OVL-UÇK: Provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës çlirimtare

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 19:16
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ardhja e kryetares së Gjykatës Speciale, OVL-UÇK: Provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës çlirimtare
Publikuar më: Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për vizitën e Kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë, e cila është planifikuar të mbahet më 13 maj. Përmes një deklarate publike, kjo organizatë e ka cilësuar këtë vizitë si “provokim të qëllimshëm” dhe “fyerje të rëndë” ndaj sakrificës së luftës çlirimtare. Sipas OVL-së, data e përzgjedhur për këtë vizitë është e papërshtatshme dhe bart me vete një simbolikë të rëndë për popullin shqiptar. “13 Maji është një ditë e zezë në historinë tonë – dita e themelimit të UDB-së, përndjekësit më të egër të shqiptarëve, si dhe përvjetori i rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz”, thuhet në reagim. Organizata kritikon Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një padrejtësi të institucionalizuar që ndjek vetëm një palë – ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke anashkaluar, sipas tyre, krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Reagimi i plotë: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare! 13 Maji është datë e zezë në historinë tonë,themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori. Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë,vetëm UÇK-në,duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike. Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi. Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar