Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK: Është trajtuar, s’ka asgjë serioze

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 16:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK: Është trajtuar, s’ka asgjë serioze
Një 34-vjeçar mbeti i vdekur sot në Rrugën B në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i prehtë, e që dyshohet të jetë thikë. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në përgjigjen e saj thuhet se edhe një grua ka marrë lëndime nga thika, dhe e njëjta është duke u trajtuar . “Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti. Sakaq, drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla deklaroi për Klanin se e lënduara është trajtuar dhe nuk ka asgjë serioze. “Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, tha Syla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar