Sport
Humbje për Kastriotin në Itali, kampioni i Kosovës dëmtohet nga mungesat në Kupën Evropiane
Reklamë e Sponsorizuar
Kastrioti i Ferizajt e ka nisur me humbje aventurën e tij në Itali, duke u mposhtur në sfidën e parë të zhvilluar në Sassari.
Të shtunën në mbrëmje, kampioni i Kosovës në hendboll u mposht me rezultatin 37:28 nga skuadra italiane Raimond Sassari, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Skuadra ferizajase iu drejtua kësaj përballjeje të vështirë me mungesa të ndjeshme në Përbërje, pasi ka udhëtuar drejt Italisë pa katër lojtarë kyç të formacionit startues.
Pavarësisht vështirësive, në aspektin individual u dallua Patryk Dawid Gregulowski, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Kastriotit me nëntë gola të shënuar, ndërsa Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq kontribuan me nga pesë gola secili. Në portë, Rinis Asllani regjistroi tetë pritje të rëndësishme.
Ekipi ferizajas do të ketë mundësinë e menjëhershme për këndpshtrim, pasi ndeshja e dytë kthyese do të luhet tashmë të dielën, duke filluar nga ora 19:15.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: