Kronikë
Bilanci i rëndë nga protestat në Tiranë: 59 të plagosur, mes tyre edhe një i mitur
Reklamë e Sponsorizuar
Përfundon protesta e sotme në kryeqytet, e cila ka lënë pas një bilanc prej 59 personash që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital si pasojë e lëndimeve të marra gjatë zhvillimit të saj.
Sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve nga terreni, mes të lënduarve bëjnë pjesë 34 punonjës të policisë, 21 protestues, si dhe 4 qytetarë kalimtarë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një fëmijë i mitur.
Gjatë tubimit nuk kanë munguar përplasjet dhe tensionet e forta mes forcave të rendit dhe pjesëmarrësve. Ndërkohë, revolta e ndërmarrë nga të rinjtë dhe studentët është mbyllur pak minuta më parë, ndërsa pritet që dita e nesërt të shënojë hyrjen në javën e saj të gjashtë të protestave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: