Kronikë
Tensionet në kryeqytet: Forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndërhyjnë me dhunë dhe arrestojnë dy të rinj pranë Ambasadës Zvicerane
Reklamë e Sponsorizuar
Situata në zonën e Bllokut është tensionuar gjatë protestës, ku forcat e FNSH-së kanë ndërhyrë duke ndjekur dhe arrestuar me forcë një të mitur, rreth 16 vjeç, në afërsi të ambasadës së Zvicrës.
Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt nga mediat në terren, ndërkohë që gazetarët pranishëm kanë ngritur zërin duke u bërë thirrje forcave të rendit që të ndalin dhunën ndaj të riut.
Pavarësisht thirrjeve nga disa prej efektivëve të policisë për t'i lënë të lirë protestuesit, urdhri përfundimtar i operacionit ka qenë ndryshe, duke çuar në shoqërimin e tyre.
Së bashku me adoleshentin, autoritetet kanë prangosur edhe një djalë tjetër, i cili raportohet se është shoku i të riut të arrestuar fillimisht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: