Kronikë
Ferizaj: Rrëzohet gjatë ecjes dhe i shkrep arma, plagoset rëndë një person
Reklamë e Sponsorizuar
Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një rrëzimi gjatë ecjes, moment në të cilin arma që ai mbante me vete ka shkrepur aksidentalisht.
Pas plagosjes, viktima është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burimet spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, brenda çantës së të dyshuarit, efektektivët e policisë kanë zbuluar dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe një sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: