Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Aksident i rëndë në Leposaviq – Traktori del nga rruga dhe rrokulliset, shoferi përfundon në spital me lëndime të rënda

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 13:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksident i rëndë në Leposaviq – Traktori del nga rruga dhe rrokulliset, shoferi përfundon në spital me lëndime të rënda
Publikuar më: Një aksident trafiku me pasoja serioze ka ndodhur pas mesnate në komunën e Leposaviqit, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rrokullisjes së një traktori. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se sot në rrugën lokale të fshatit Vraqev, përballë Kishës së fshatit, ka ndodhur aksidenti, ku ishte i përfshirë një traktor i tipit IMT Ferguson, ngjyrë e kuqe, pa targa të regjistrimit. Traktori drejtohej nga një person, i identifikuar si Dragos Colovic, 40 vjeçar, i cili dyshohet se për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka devijuar nga rruga në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes dhe është rrokullisur jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës Veriore, ku pas ofrimit të ndihmës së parë, është ndaluar për trajtim të mëtejshëm. Rasti është nën hetim nga Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar