Aktuale
Jennifer Lopez shkëlqen në Milano me një krijim të tejdukshëm nga Dolce & Gabbana
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë paraqitjes së saj në mbrëmjen ekskluzive të organizuar nga shtëpia e modës Dolce & Gabbana në kuadër të Javës së Modës në Milano.
Artiptja e famshme u shfaq e veshur me një fustan elegant prej dantelle transparente, zgjedhje kjo që la të dukej pjesërisht veshja e saj e brendshme, duke sjellë një kombinim unik mes guximit dhe estetikës së lartë.
Në këtë ngjarje prestigjioze, ku morën pjesë personalitete të shumta të skenës ndërkombëtare, ikona e muzikës dhe e kinematografisë u dallua mes yjeve të tjerë për paraqitjen e saj ndër më të spikatura të mbrëmjes.
Përmes këtij paraqitjeje, 57-vjeçarja konfirmoi sërish statusin e saj si një nga emrat më me ndikim dhe më të komentuar në industrinë globale të modës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: