Kronikë
Aksion antidrogë në Prilep: Policia prangos dy të rinj dhe sekuestron lëndë narkotike
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e rendit nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Prilep kanë ndërmarrë një operacion të suksesshëm gjatë ditës së djeshme, duke vënë në pranga dy persona vendas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u zbuluan substanca të ndaluara narkotike dhe lëndë në trajtë pluhuri.
Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Ministria e Punëve de Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 14:17, kohë kur efektivët e policisë së NJPB-së në Prilep realizuan privimin nga liria të shtetasve I.P. (22) dhe S.T. (19), të dy banorë të këtij qyteti.
Operacioni u zhvillua në bazë të një urdhri paraprak të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prilepit, ku gjatë bastisjes së ushtruar në shtëpinë e 22-vjeçarit I.P., autoritetet policore gjetën dhe konfiskuan sasi marijuane. Në vendngjarje ndodhej edhe S.T., tek e cila, gjatë kontrollit fizik, u konstatua gjithashtu një substancë pluhurore.
Nga ana e institucioneve të rendit bëhet me dije se rasti po dokumentohet plotësisht, ndërkohë që ndaj dy të dyshuarve do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale pranë organit kompetent të drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: