Sport
Forma e shkëlqyer e Atletico Madridit konfirmohet me fitoren e radhës në La Liga
Reklamë e Sponsorizuar
Atletico Madridi ka arkëtuar tri pikë të arta nga udhëtimi i vështirë në stadiumin e Espanyolit, duke vazhduar kështu serinë e rezultateve pozitive në kampionatin spanjoll.
Në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit në Spanjë, gjiganti nga Madridi ka regjistruar një triumf minimal prej 1:0 ndaj vendasve të Espanyolit.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, saktësisht në minutën e 89-të, Alex Baena përfitoj nga një pasim i saktë dhe pa hezituar lëshoi një goditje të fuqishme e të pandalshme, duke e ndalur topin në rrjetë pranë shtyllës së djathtë dhe duke zhbllokuar shifrat në 0:1.
Falë këtij suksesi, Atletico po kalon një periudhë fantastike me 7 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, statistika këto që e pozicionojnë në vendin e dytë të renditjes tabelore me 22 pikë të grumbulluara.
Në krahun tjetër, Espanyoli mbetet i renditur në vendin e 12-të të tabelës, duke numëruar gjithsej 8 pikë pas kësaj jave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: