Aktuale
Fokus te brezi i ri: Aleanca feston Ditën e Rinisë në partneritet me NDI
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se ditën e sotme është kremtuar “Dita e Rinisë së Aleancës”, një organizim i realizuar në bashkëpunim të ngushtë me NDI.
“Së bashku me rininë tonë fantastike, drejt kapitullit të ri të Aleancës!”, ka shkruar Gjini në profilin e tij, duke ndarë detaje nga kjo ngjarje.
Gjatë këtij takimi, ai theksoi se ka zhvilluar biseda frymëzuese me të rinjtë rreth sfidave dhe synimeve për të ardhmes e partisë.
“Është kënaqësi e veçantë të bisedonim me të rinjtë tanë për kapitullin e ri të Aleancës. Çdo ditë e më shumë po shohim të rinj që po na bashkohen, duke sjellë energji dhe ide të reja”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, Gjini shprehu mirënjohje për drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, për bashkëpunimin e frytshëm ndër vite, si dhe për panelistët e trajnerët të cilët ndanë njohuritë e tyre rreth fuqizimit të ndikimit politik, inteligjencës artificiale dhe sigurisë digjitale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: