Sport
Klafuriç nuk fshihet pas fitores: Të sinqertë, nuk ishim në nivelin tonë më të mirë ndaj Laçit
Reklamë e Sponsorizuar
Tirana ka arritur të sigurojë një fitore të rëndësishme me rezultatin minimal 1-0 përballë Laçit, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Abissnet Superiores.
Pas përfundimit të sfidës së zhvilluar në stadiumin e Vorës, trajnerit të bardhebluve, Dean Klafuriç, iu theksua para mediave rënia e dukshme e ritmit dhe performancës së skuadrës së tij gjatë këtij dueli.
“Fitore më e vështirë apo e rëndësishme për skuadrën tuaj? Të dyja, ishte e vështirë dhe e rëndësishme për ne. Laçi është një kundërshtar i vështirë dhe do të doja ta përgëzoja për mënyrën si luanin. E suportonin njëri-tjetrin dhe është shumë e vështirë të luaje kundër tyre. Nuk na përshtateshin me mënyrën se si luajtëm”, u shpreh fillimisht tekniku kroat.
Më tej, ai vuri në dukje se faktorët fizikë dhe kushtet e fushës ndikuan ndjeshëm te paraqitja e lojtarëve të tij, duke shtuar se pjesa e dërrmuese e grupit nuk ishte në formën e saj më optimale.
“Për këto arsye ishte e rëndësishme fitorja për ne dhe për faktin se lojtarët e mi ishin jo në kushtet optimale të tyre dhe të fushës. Më shumë se 90% e lojtarëve. Jam shumë i lumtur që reaguam në pjesën e dytë. U zgjuam dhe ishim taktikisht më të mirë se në pjesën e parë. Dhe është shumë e rëndësishme kur s'je në kualitet dhe në ditën tënde, dhe këtë mund ta bëjnë vetëm ekipe me kualitet. Normalisht janë qenie humane dhe nuk janë gjithmonë në ditën e tyre më të mirë”, u shpreh Klafuriç.
I pyetur mbi ndikimin e zëvendësimeve pas minutës së 70-të dhe rreshtimit të kërkuar nga Laçi në prapavijë, trajneri i Tiranes shpjegoi lëvizjet taktike që sollën zgjidhjen e ndeshjes.
“Pas minutës 70’ ndikuan vetëm ndërrimet? A ndikoi vendosja në mbrojtje e Laçit? Siç e thashë, ishin shumë agresivë, shumë kompaktë dhe arsyeja pse ne nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Pasi ndërruam Dacin, ndryshuam edhe taktikisht në disa gjëra, Berisha shkoi në të djathtë dhe bëri shumë mirë. Ndaj dhe ai shënoi golin. Ne ndryshuam pak taktikën tonë dhe vendosëm lojtarë që të luanin më mirë në linjat e ndërmjetme. Edhe Hazrollaj nuk ishte në ditën e tij më të mirë”, deklaroi ai.
Në fund, kreu i stolin bardheblu pranoi hapur se Tirana zhvilloi një ndeshje poshtë standardeve të saj të zakonshme, por vlerësoi karakterin dhe cilësinë e treguar në mometet vendimtare të takimit.
“Tirana nuk ishte ajo që na është mësuar si në derbi? Po, e pranoj. Ishim poshtë nivelit tonë të cilësive. Ka shumë arsye. Lojtarët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Jo çdo ditë do krijojmë histori. Është dhe nga lojtarët. Nuk ishim mirë dhe agresivë. Por, normalisht që jam dakord që nuk luajtëm siç kemi luajtur. Por, pavarësisht kësaj, treguam kualitet dhe s'lamë Laçin të krijojë shanset”, përfundoi Dean Klafuriç.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: