Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira, por e vetmja gjithëpërfshirëse në tavolinë

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 09:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira, por e vetmja gjithëpërfshirëse në tavolinë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar si të vetmen zgjidhje gjithëpërfshirëse që është dhënë në rrethanat aktuale. “Ndoshta nuk është ideja më e mirë, por është e vetmja gjithëpërfshirëse që gjendet në tavolinë. Nuk është çështje protagonizmi. Iniciativën mund ta marrë edhe dikush tjetër, ne kemi hedhur një ide për tejkalimin e krizës”, deklaroi Abdixhiku. Ai kritikoi mënyrën si po zhvillohen seancat e Kuvendit, duke e krahasuar situatën me një “kasetofon të prishur”. “U mblodhën sërish pas 48 orëve për të përsëritur të njëjtin skenar dhe për t’u tallur me një vend të tërë”, shtoi ai. Sipas kryetarit të LDK-së, në propozimin për qeveri tranzicionale përfshihen edhe zgjedhjet, por ai theksoi se për këtë duhet dialog dhe bashkëpunim politik. Abdixhiku konfirmoi se do të marrin pjesën kur të ftohet takimi gjithëpërfshirës nga presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se ftesa është vazhdimësi e idesë së LDK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar