Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtynë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 09:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtynë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, është shprehur optimist se ka njerëz në LDK që do ta rrisin presionin nga kryetarit Lumir Abdixhiku që të ndërrojë qëndrim karshi LVV-së dhe të pranojë ftesat e tyre për bashkëpunim. “Dua ta besoj, brenda LDK-së dhe jashtë saj, ka ende njerëz që mendojnë përtej interesit personal, do ta rrisin presionin nga kryetarit Abdixhiku që LDK-ja të bëjë lëvizje pozitive në të mirë të Kosovës”, ka thënë Gërvalla të premten pasi dështoi përpjekja e 13-të për konstituim të Kuvendit. Kurti i ka dërguar dy herë ftesë Abdixhikut për konsulta – por ka marrë përgjigje negative. Në prononcim për media, Gërvalla ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet sa më parë, duke theksuar se nuk ekziston asnjë alternativë tjetër përveç ecjes përpara me proceset institucionale. “Është krejt i pakuptueshëm vazhdimi i kësaj bllokade. Kuvendi duhet të konstituohet, nuk ka alternativë”, ka deklaruar Gërvalla, duke akuzuar opozitën për pengimin e qëllimshëm të formimit të institucioneve. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë sinjale të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për të ecur përpara, por deri më tani nuk është arritur asnjë përparim konkret. Ajo kritikoi ashpër propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale, duke e quajtur “absurde” dhe “të ngjashme me rikthim në vitin 1999”. “Kosova është një demokraci e konsoliduar evropiane. Opozita duhet t’i thërrasë mendjes dhe të mos bllokojë procese që nuk janë për t’u bllokuar”, theksoi Gërvalla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar