Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 09:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar anulimin e dy vendimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të cilat, sipas saj, po rrezikojnë rritjen e kostos së jetesës dhe falimentimin e bizneseve. Deputetja Hykmete Bajrami njoftoi se të hënën do të dorëzojnë në ZRRE anulimin e vendimit që ka çuar në rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%, si dhe vendimi që obligon 1300 kompani të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori. “Ky vendim ka rritur çmimin e energjisë për konsumatorët dhe rrezikon të nxisë një valë të re inflacioni”, ka thënë Bajrami. Sipas saj, nga informacionet e marra nga shoqata e prodhuesve, rreth 200 kompani që kanë kërkuar oferta për furnizim me energji pas 1 qershorit kanë marrë vetëm një ofertë – nga KESCO, kompania e njëjtë që aktualisht i furnizon me energji. Kjo do të thotë, sipas Bajramit, se nuk ekziston një treg i lirë funksional në Kosovë, pavarësisht se ZRRE ka licencuar 19 operatorë për tregtim me energji. “Oferta e vetme që kanë marrë bizneset është 260% më e shtrenjtë”, paralajmëroi ajo, duke shtuar se kjo situatë mund të çojë në falimentimin e shumë bizneseve. Bajrami ka thënë se votat nuk i mori nga deputetët e Vetëvendosjes. E deputetja e VV-së, Donika Gërvalla, u shpreh se këto veprime të LDK-së janë “filma kreativë pa fantazi”. “Nuk e di nga kush po ja drejtojnë kërkesën ZRRE-së. Kërkesat bëhen kur konstituohet Kuvendit. Gjitha këto janë filma, filma kreativë pa fantazi”, ka thënë ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar