Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Incident në fluturim: Përplasja e ashpër mes deputetit Bledi Çuçi dhe një studenteje

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incident në fluturim: Përplasja e ashpër mes deputetit Bledi Çuçi dhe një studenteje
Një ngjarje e tensionuar është regjistruar në bordin e një avioni, ku deputeti socialist Bledi Çuçi dhe bashkëshortja e jo, Delina Fico, janë përfshirë në një konflikt verbal me një studente. Mometet e përplasjes janë kapur në video dhe janë bërë publike. Sipas pamjeve, e reja i është afruar çiftit në korridorin mes sediljeve të avionit, duke e akuzuar hapur politikanin për kërcënime me vendin e saj të studimit. “Do më heqësh nga shkolla?”, dëgjohet t'i drejtohet ajo deputetit gjatë debatit të ndezur. Në situatë ka ndërhyrë menjëherë edhe bashkëshortja e Çuçit, e cila i është drejtuar studentes me fjalët “Ti nuk na njeh fare ne”, teksa palët këmbejnë replika të ashpra mes tyre në prani të udhëtarëve të tjerë. Debati ka degeneruar në momente kritike kur çifti i është afruar të resë, duke tentuar t'i rrëmbejnë telefonin nga duart me forcë. Qëllimi i këtij veprimi mësohet të ketë qenë ndalimi i xhirimit dhe parandalimi i shpërndarjes së pamjeve filmike në rrjet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar