Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, VV-ja duhet ta ndërrojë kandidaten

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 08:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, VV-ja duhet ta ndërrojë kandidaten
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin institucional, duke theksuar se rruga për të dalë nga kriza është ndërrimi i kandidates për kryetare të Kuvendit “Sot bëhen pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet dhe qytetarët ende nuk kanë institucione funksionale. Verdikti i tyre po dhunohet nga Vetëvendosja”, deklaroi Krasniqi, duke akuzuar partinë fituese se po pamundëson konstituimin e institucioneve. Ai e cilësoi situatën si “tragjikomike” dhe shtoi se zgjidhja është e thjeshtë. “Duhet të propozohet një kandidat/e që ka shumicën e votave në Kuvend. Dihet që Albuelna Haxhiu nuk i ka dhe nuk do t’i ketë ato vota. Vetëvendosja duhet ta ndërrojë kandidaten”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi theksoi se qytetarët e kanë dhënë një mesazh të qartë në zgjedhje – se qeverisja duhet të bazohet në bashkëpunim, jo në dominimin e një partie të vetme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar