Politikë
Tensionet në Shqipëri, Bilall Kasami: Vullreti qytetar kërkon vëmendje dhe zgjidhje përmes dialogut
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat e regjistruara në Shqipëri, duke kërkuar angazhim për dialog, dëgjim të zërit popullor dhe qasje demokratike ndaj situatës.
Gjatë reagimit të tij, Kasami vuri në dukje se skena politike dhe institucionet shtetërore duhet t'i japin peshën e duhur shqetësimet e ngritura nga qytetarët, duke vendosur në rend të parë respektimin e vullnetit të tyre të lirë.
Kreu i Tetovës ka hedhur poshtë çdo akt dhune, pa bërë dallim se nga cila anë origjinon ajo, teksa ka tërhequr vëmendjen te ruajtja e progresit dhe arritjeve që Shqipëria ka shënuar deri më tani.
Në optikën e Kasamit, për të kapërcyer ngërçin aktual nevojitet lidership i përgjegjshëm nga të gjithë akterët, ndërsa rruga e vetme e qëndrueshme për të dalë nga kriza mbetet tryeza e dialogut dhe mekanizmat demokratikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: