Aktuale
Flick tregon dilemën te Barcelona: Si do të menaxhohet minuti i Lamine Yamalit?
Reklamë e Sponsorizuar
Strategu i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar hapur se aktivizimi i Lamine Yamalit kërkon një kujdes të veçantë dhe maturi, ndonëse nuk dëshiron të ndalojë hovin dhe formën e jashtëzakonshme që po kalon sulmuesi spanjoll.
Tekniku gjerman e ka vlerësuar lart talentin e ri, duke bërë të qartë se krahas ruajtjes së ekuilibrit fizik dhe dozimit të ngarkesës, primare mbetet që lojtari të vazhdojë të argëtohet në fushën e gjelbër.
“Nuk është e lehtë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse Lamine është një lojtar i jashtëzakonshëm. Jam plotësisht i vetëdijshëm se duhet t’i menaxhojmë me kujdes minutat e tij, por gjëja më e rëndësishme për të është që ta shijojë futbollin”, ka deklaruar Flick.
“Për këtë arsye, nuk dua ta ndal këtë dinamikë pozitive në të cilën ndodhet, edhe pse jam i vetëdijshëm se duhet t’i menaxhojmë minutat dhe të ruajmë ekuilibrin e tij fizik”, ka shtuar ai më tej.
Klubi katalanas synon të përfitojë maksimalisht nga momenti i artë i 18-vjeçarit, por në të njëjtën kohë mbetet i kujdesshëm për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm të mbingarkesës, me qëllim që ylli i skuadrës të ruajë formën optimale gjatë gjithë ecurisë sezonale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: