Sport
Pas bujës me rastin Balogun: FIFA paralajmëron ndryshimin e rregullores pas kërkesës së Belgjikës
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të mbledhjes së fundit të Këshillit të FIFA-s të zhvilluar në Cyrih, kryetarja e Federatës Belge të Futbollit, Pascale Van Damme, ka kërkuar llogari lidhur me përfshirjen e mundshme të presidentit amerikan, Donald Trump, në këtë çështje. Ajo kërkoi gjithashtu garanci zyrtare se masat disiplinore të marra nuk kanë qenë rezultat i ndërhyrjeve apo presioneve nga jashtë.
Delegacioni belg ngriti shqetësimet e tij duke kërkuar qartësi të plotë rreth dinamikës që solli vendimin aktual, si dhe standarde më të qarta për mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të nenit 27 në situata të ngjashme në të ardhmen.
Si kundërpërgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka pranuar nevojën për ndryshime rregullatore. Propozimi zyrtar pritet të kalojë për votim gjatë mbledhjes së radhës që do të mbahet më 16 dhjetor në Doha.
Edhe pse e ka vlerësuar këtë hap të institucionit drejtues të futbollit, Van Damme ka bërë të qartë se procesi reformues nuk mbyllet me kaq.
“Ne kërkojmë jo vetëm ndryshimin e rregullave, por edhe qartësi për mënyrën se si ato zbatohen”, u shpreh ajo, duke vënë theksin te domosdoshmëria e transparencës absolute, sigurisë juridike dhe standardeve të larta të qeverisjes në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: