Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 08:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend, të cilat sipas tij janë në kundërshtim me Kushtetutën. “Sot jemi në konsultime me PDK-në dhe LDK-në për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj para nisjes së përpjekjes së 13-të për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se objekt i ankesës do të jenë disa vendime, përfshirë mosformimin e komisionit parlamentar për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të bazuara në procesverbalet e seancave të Kuvendit. Sipas Haradinajt, do të kontestohen mënyra e votimit për komisionin, ndërprerja e seancave dhe moshedhja në votim e kandidates së Vetëvendosjes. Ai theksoi se këto veprime përbëjnë shkelje të rregullave parlamentare dhe të Kushtetutës. Sa i përket ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim, kryetari i AAK-së ka thënë se varet se në çfarë formati do të mbahet e më pas do të vendosë nëse do të marrë pjesë, një nga një apo të gjithë bashkë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar