Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kur duhet nisur vizitat e para te dentisti? Këshillat kyçe për shëndetin oral të fëmijëve

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kur duhet nisur vizitat e para te dentisti? Këshillat kyçe për shëndetin oral të fëmijëve
Kujdesi për shëndetin e gojës te të miturit duhet të nisë që në momentin e shfaqjes së dhëmbëve të parë të qumështit. Ekspertët theksojnë se ekzaminimet e hershme dentare janë jetike për të monitoruar ecurinë e zhvillimit të nofullave, daljen e dhëmbëve dhe për të parandaluar komplikimet gjatë rritjes së fëmijës. Kështu ka vënë në dukje mjeku stomatolog, Burnis Beha, i cili ka diskutuar mbi rëndësinë e mirëmbajtjes së higjienës dentare te fëmijët, domosdoshmërinë e kontrolleve periodike dhe ndikimin negativ të ushqimeve të pasura me sheqer në shëndetin e dhëmbëve. Sipas tij, vizitat e rregullta në klinikë ndihmojnë në diktimin dhe adresimin në kohë të çdo anomalie që lidhet me formimin e dhëmbëve dhe nofullave. Beha ka vënë në pah se ndërhyrjet ortodontike janë dukshëm më të thjeshta gjatë moshës së zhvillimit, ndërsa trajtimi i këtyre çështjeve bëhet më i ndërlikuar gjatë moshës madhore. “Fëmijët në kontroll është, sapo të fillojnë t'i dalin dhëmbët e qumështit. Duhet vazhdimisht me i pru fëmijët në kontroll, shkaku që me e pa sesi po shkon zhvillimi i nofullave, dalja e dhëmbëve. Me kalimin e viteve bëhet edhe planifikimi në qoftë se kanë dalë dhëmbët jashtë vargut ose është nxjerrë ndonjë dhëmb i qumështit para kohe dhe është prishur rrugëtimi i daljes së dhëmbit të përhershëm. Çdo send duhet të jetë vazhdimisht në kontroll te stomatologu, shkaku i pjesës së zhvillimit. Sepse është më lehtë të intervenohet në fëmijë shkaku që janë në zhvillim e sipër dhe ndërhyrjet janë shumë më të lehta dhe më të përballueshme për fëmijë. Sesa kur të arrihet një moshë 25 vjeç e sipër kur është problem edhe me vendos ndonjë aparat ortodontik apo çfarëdo qoftë, sepse veç është faktikisht është pjek kocka nuk është e intervenueshme aq lehtë sa që bëhet te fëmijët. Prapë ka ndikim, po jo sikur te fëmijët që është më shpejt dhe më e thjeshtë”, ka shtjelluar Beha. Lidhur me praktikën e zakonshme të heqjes së dhëmbëve të qumështit në mjediset shtëpiake, stomatologu ka sugjeruar që, megjithëse kjo ndodh shpesh, zgjidhja më e sigurt mbetet kryerja e kësaj procedure në një ordinancë të specializuar. Sipas tij, ndërhyrja në klinikë garanton kushte rigoroze sterile dhe mundëson trajtimin e duhur të plagës pas nxjerrjes së dhëmbit. “Normalisht, ne i bëjmë të gjitha gjërat në mënyrë sterile dhe nxjerrjet dhe pajisjet, çdo send është sipas rregulloreve edhe qysh duhet. Po edhe te shtëpia na ka ndodh, na kanë nxjerrë edhe neve, nuk është që ka çuar peshë diçka te ajo pjesë sepse kur të është puna me i lëviz dhëmbi është i gatshëm. Edhe prapë mundesh me i bërë zgjidhje, po më e rregullt dhe më e duhura është te stomatologu shkaku i menaxhimit të varrës. Pasi që ka gjakderdhje, dhëmbi kur të largohet është një varrë aty ku duhet me u trajtu pak a shumë se mos me e leju vetëm me lanë ashtu domethënë të hapur”, ka shtuar ai. Një tjetër rrezik serioz për shëndetin dentar të të miturve mbetet përdorimi i produkteve ushqimore dhe pijeve me përqindje të lartë sheqeri. Specialisti ka shpjeguar se ëmbëlsirat, çokollatat dhe pijet e gazuara nxisin shumëfishimin e baktereve në kavitetin oral, duke nënvizuar se ruajtja e një higjiene të rregullt mbetet arma kryesore parandaluese. “Këto janë shumë të dëmshme, sheqernat në përgjithësi, si bonbonat, çokollatat, lëngjet. Shkaku i sheqernave, sheqernat janë ushqyesi kryesor i baktereve. Ku zhvillohen non-stop, me ushqyeshmërinë prej sheqernave. Të konsumohen pije çokollata ëmbëlsira të ndryshme, por prapë higjiena orale, pastrimi i dhëmbëve”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar