Kronikë
Vërmicë: Kapet sasi e kokainës në pikën kufitare, në shënjestër një shtetas shqiptar
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet kufitare në pikëkalimin e Vërmicës kanë konstatuar dy raste të ndara të posedimit të substancave të dyshuara narkotike, ku si i dyshuar kryesor figuron një shtetas nga Shqipëria. Gjatë kontrolleve, janë konfiskuar gjithsej mbi 6 gramë lloj kokaine.
Sipas informacionit zyrtar nga Policia, rasti i parë është regjistruar më 16 tetor, rreth orës 16:20, në zonën e hangarit ku realizohet kontrolli i automjeteve, ku u gjetën 5.31 gramë substancë e dyshuar kokainë. Analiza e mëvonshme e pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë ka ngritur dyshimet se lënda narkotike i takon të njëjtit person që ishte kontrolluar edhe më parë.
Konkretisht, gjatë një kontrolli të mëparshëm të automjetit të tij, të realizuar më 4 tetor, këtij shtetasi i ishin sekuestruar edhe 0.91 gramë të tjera të dyshuara si kokainë.
Lidhur me ngjarjen e datës 4 tetor ishte iniciuar menjëherë procedura përkatëse ligjore. Ndërkaq, pas shqyrtimit të rrethanave të reja dhe konsultimit të detyrueshëm me prokurorin e shtetit, i gjithë rasti i është përcjellë për hetime të mëtejshme Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: