Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 2 min lexim

Kosova po e refuzon, por Pacolli po bën nam nëpër rajon e botë duke ndërtuar projekte gjigante – vazhdon të punojë për njohje të reja

Redaksia Lajmetereja • 09-05-2025 05:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova po e refuzon, por Pacolli po bën nam nëpër rajon e botë duke ndërtuar projekte gjigante – vazhdon të punojë për njohje të reja
Publikuar më: Ndërsa në Kosovë po “refuzohet” por edhe fyet e etiketohet me akuza të rënda nga disa politikan e militant, Behgjet Pacolli vazhdon të shkëlqejë në skenën rajonale dhe ndërkombëtare si një prej figurave më të suksesshme. Ai është dëshmi e gjallë se përkushtimi, puna e palodhshme dhe dashuria për atdheun nuk shuhen as atëherë kur dyert mbyllen, shkruan Jepi zë Pavarësisht sfidave që përballet brenda Kosovës, Pacolli po realizon projekte gjigante në mbarë botën. Kompania e tij është përfshirë në ndërtimin e infrastrukturës moderne në vende të ndryshme, duke sjellë standarde të larta dhe profesionalizëm. Megjithatë, ai nuk është mjaftuar vetëm me suksesin personal. Me zemër dhe mendje të kthyer kah Kosova, ai vazhdon të angazhohet për afirmimin ndërkombëtar të shtetit të tij. Një dëshmi konkrete për këtë është kontributi i tij në sigurimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia – një arritje e jashtëzakonshme në një periudhë kur njohjet janë të rralla dhe të vështira, shkruan Jepi zë. Në Azinë e largët, Pacolli është një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, ndërsa në rajon po realizon projekte madhore me impakt të madh. Një prej arritjeve më të freskëta është përfundimi i Aeroportit të Vlorës në Shqipëri – një prej aeroporteve më të mëdha dhe më moderne në Ballkan, i ndërtuar nga kompania e tij. Çfarë e bëri edhe më domethënëse këtë projekt ishte gjesti simbolik por i fuqishëm i Pacollit: ai u bë personi i parë që e provoi pistën e re, duke ulur me sukses një avion dhe kështu dëshmoi cilësinë dhe sigurinë e punimeve të realizuara. Ky akt nuk ishte vetëm një provë teknike, por edhe një mesazh krenarie dhe përkushtimi. Behgjet Pacolli mbetet një figurë e veçantë – një model i biznesmenit të suksesshëm, qytetarit të përkushtuar dhe patriotit që nuk harron asnjëherë vendin e tij, edhe kur ai vend zgjedh të mos e vlerësojë sa duhet./ Jepi zë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar