Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Përplasje e ashpër në distancë: Dardan Krasniqi lëshon akuza të rënda ndaj Faton Pecit dhe e fton në duel publik

Redaksia Lajmetereja • 16-10-2026 20:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasje e ashpër në distancë: Dardan Krasniqi lëshon akuza të rënda ndaj Faton Pecit dhe e fton në duel publik
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, dhe Dardan Krasniqi janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal, pasi ky i fundit paralajmëroi një mundësi arrestimi të Pecit nga Prokuroria Speciale, duke nxitur një valë kundërpërgjigjesh dhe fyerjesh të ndërsjella. Në një shkrim të gjatë të shpërndarë në platformat e mediave sociale, Krasniqi ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta për korrupsion ndaj kreut të Mitrovicës, duke përdorur gjuhë të rëndë dhe duke pretenduar se ky i fundit është përfshirë në listat e personave që pritet të ballafaqohen me drejtësinë. Ai po ashtu e ka sfiduar Pecin hapur për një përballje fizike në Sheshin “Isa Boletini”. Në vazhdim të reagimit të tij të plotë, Krasniqi shpreh hapur sfidën ndaj kundërshtarit politik: “Kur njeriun e zë frika nga llogaridhënia për veprat e veta të pista, shpesh i mbetet vetëm fyerja si mburojë. Pushteti mund ta mbrojë për disa ditë, por jo përgjithmonë nga e vërteta dhe drejtësia. Që tashmë emrin e ke në listën e grilave! Kur flitet për korrupsionin, sytë e opinionit drejtohen nga zoti Luci. E dinë qytetari që nuk ja ka frikën një mbetje që ka shijuar krejt pushtetët! E dinë edhe pushteti që je hajn! Përgjigjja nuk është gjuha fyese, por transparenca, faktet dhe përgjegjësia para ligjit që ke me u ulë shpejt! Politikani i mbetjëve shtazore! Të duhët një avokat i fortë nese tashmë pushteti nga shantazhi i numrave të listës së frikacakëve, nuk e pengon atë që është e shenuar nga e zeza në të bardhë! …Një politikan i lodhtë është si një shtyllë e kalbur që mbahet në këmbë vetëm nga muri ku është mbështetur, sapo muri të shembet, zbulohet se vetë nuk ka pasur kurrë forcë të qëndrojë. Për të tjerat jeta është e gjatë! Qenefë! Ku e kur duash edhe ne Sheshin Isa Boletini përballemi! Për me i treguar Isës çfarë mbetjesh na udhëheqin sheshët e patriotëve! As frikën e as konsideratën nuk ta kam!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar