Aktuale
“Po shkatërroni të ardhmen e këtij vendi!”/ Pamjet prekëse të një protestuesi me fëmijën në krahë mes tensioneve në shesh
Reklamë e Sponsorizuar
Një skenë sa dramatike, aq edhe emocionale është shënuar gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme, e cila u shoqërua me momente përplasjesh dhe tensioni të lartë.
Mes turmës së indinjuar, tymit të mjeteve piroteknike dhe situatës kaotike, vëmendja e të pranishmëve është fokusuar te një qytetar, i cili është shfaqur në mes të sheshit duke mbajtur fëmijën e tij të mitur në krahë.
I ndikuar thellë nga zhvillimet dhe me një zë të lartë e plot dëshpërim, ai i është drejtuar protestuesve dhe efektivëve të policisë përmes një mesazhi që bëri për vete të gjithë të pranishmit dhe qetësoi për pak çaste ambientin e tensionuar.
"Boll vazhdoi kjo luftë! Po vrisni fëmijët e këtij vendi!" – ka thirrur ai me forcë, teksa shtrëngonte fort pranë vetes vogëlushin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: