Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Dukagjini publikon përgjimet: Hysri Selimi dyshohet se ishte në shërbim të BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 21:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dukagjini publikon përgjimet: Hysri Selimi dyshohet se ishte në shërbim të BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), raporton Dukagjini. Sipas të përgjimeve të siguruara nga televizioni Dukagjini, zbulojnë komunikime të drejtpërdrejta midis Selimit dhe një oficeri të BIA-s. Këto biseda dëshmojnë një bashkëpunim të strukturuar. Në përgjime përmendet edhe emri i të dënuarit për terrorizëm, Zekrija Qazimi. Bisedat flasin për fuqizimin e grupit të tij. Një fragment i publikuar tregon interesimin e drejtpërdrejtë të BIA-s për gjendjen e Selimit kur ky ndodhej në burg në Siri. Biseda: Oficeri i BIA-s: Zoti iu ka ruajtë vëlla… Unë vëlla e kam pasur një… si të them… Selimi: Një përshtypje. Oficeri i BIA-s: Përshtypje, një ndjenjë kam pasur se do të ktheni. Dhe se gjithçka do të jetë ashtu disk duhet. Pasha jetën. Selimi: PO them sinqerisht… aq shumë herë e kam dashur këtë. Oficeri i BIA-s: Unë i kam dërguar, oficerin tonë (të BIA-s)… ambasadorin tonë në Siri. I kam dërguar që të interesosh për ty, a po kupton? Selimi: E çka tha? Oficeri i BIA-s: Po ai tha se je gjallë. Selimi: po, ai ka informacione… Oficeri i BIA-s: Po si nuk ka informacione vëlla… e kam ditur që je gjallë dhe që je ne burg. Por, nuk kam ditur shumë detaje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar