Aktuale
Zekirija Ramadani vishet sërish kuqebardhë, zyrtarizon marrëveshjen afatgjatë me Gjilanin
Reklamë e Sponsorizuar
Zekirija Ramadani ka bërë një rikthim zyrtar në krye të stafit teknik të Gjilanit, duke vënë firmën e tij në një kontratë që do ta mbajë në drejtimin e skuadrës deri në verën e vitit 2028.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kosovar përmes një njoftimi zyrtar, ku ky hap është cilësuar si një rifillim i natyrshëm i rrugëtimit të përbashkët, duke u mbështetur te sukseset e kaluara dhe njohjja e mirë e ambientit nga ana e trajnerit.
“Gjilani ka kënaqësinë të komunikoj arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do të drejtoj skuadrën deri në vitin 2028. Rikthimi i Ramadanit në Gjilan përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të njohur, duke pasur parasysh përvojën e tij të mëparshme në drejtimin e skuadrës kuqe e bardhë. Në edicionin 2022/23, nën drejtimin e tij, Gjilani siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës. Me pesë tituj kampioni të fituar me katër klube të ndryshme, Ramadani vjen me objektiva të qarta dhe ambicie të larta”, thuhet në deklaratën e klubit.
Në mbyllje të njoftimit zyrtar, drejtuesit e “Sport Club Gjilani” i kanë shprehur urimet e mirëseardhjes strategut shkupjan, duke i dhënë mbështetjen e plotë për arritjen e synimeve madhore që janë vendosur për edicionet e ardhshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: