Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin
Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate, ka kërkuar nga këngëtarët dhe të gjith subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese që ta paguajnë tatimin, sepse është obligim ligjor. ATK-ja ua ka kujtuar këngëtarëve se sidomos kur sezona e verës pritet të jetë shumë e ngarkuar për ta, mos ta harrojnë obligimin për të paguar tatimin. E plotë:THIRRJE PËR KËNGËTARËT PËR TË GJITHA AKTIVITETET MUZIKORE DHE ARTISTIKE GJATË SEZONËS VERORE Me fillimin e sezonës verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njoftojmë të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore. Pagesa e tatimeve është obligim ligjor. Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar