Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Salihi: Nga 5 maji ‘Prishtina Parkingu’ s’mund të bllokojë apo bartë veturat

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 16:33
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Salihi: Nga 5 maji ‘Prishtina Parkingu’ s’mund të bllokojë apo bartë veturat
Liridon Salihi nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka thënë se me shfuqizimin e pjesërishëm të Rregullores për “Prishtina Parkingun”, që nga 5 maji nuk do të mund të bllokohen apo barten veturat për shkak të mospagesës së tarifës. Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Salihi ka thënë se aktvendimi i Supremes është i plotfuqishëm dhe nuk mund të atakohet. “Nga data 5 maj ‘Prishtina Parkingu’ nuk e ka asnjë të drejtë që të vendosë më bllokada në veturat e qytetarëve. Aktgjykimi është i plotfuqishëm dhe nuk mund të atakohet më vendimi i Supremes. ‘Prishtina Parkingu’ nuk mund të bllokojë apo të bartë veturat për shkak të një mospagesë të tarifës për shfrytëzimin e parkingut publik”, ka thënë ai. Salihi ka shtuar se Supremja konstaton që “Prishtina Parkingu” i tejkalon kompetencat duke pasur të drejtë të vendosë bllokada për vetura. “Edhe Gjykata Supreme konstaton se dispozitat të cilat i japin të drejtë ‘Prishtina Parkingut’ të vendosë bllokada në vetura që refuzojnë apo nuk mund të kryejnë pagesën për parking, kjo kompetencë është e kundërligjshme dhe i tejkalon kompetencat që mund t’i ketë një ndërmarrje që në fund të fundit qëllimin e ka profitin komercial”, ka thënë ai. Dispozitat që janë shfuqizuar janë neni 1, 8, 12, 22 pjesërisht. Ndërsa neni 14 dhe 15 tërësisht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar