Ekonomi
Formë e jashtëzakonshme në Itali, sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi kurorëzohet "Lojtari i Muajit" në Serinë B
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Çezenës, Kristian Shpendi, po dëshmohet si një nga figurat kryesore të këtij sezoni në Serinë B italiane, duke kurorëzuar paraqitjet e tij fantastike me çmimin prestigjioz të lojtarit më të mirë për muajin shtator.
Sipas statistikave të publikuara nga Opta, gjatë muajit shtator Shpendi ka tundur rrjetën katër herë, shifër kjo që e pozicionon atë mes sulmuesve me efiçencën më të lartë në mbarë kontinentin e vjetër. Në pesë kampionatet elitare evropiane dhe divizionet e dyta përkatëse, vetëm yje si Rafinha dhe Lamine Yamal kanë regjistruar më shumë realizime se bomberi shqiptar gjatë kësaj periudhe.
Starti i edicionit të ri ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm për 23-vjeçarin, i cili arriti të shënonte gjashtë herë në pesë sfidat e para, duke barazuar një rekord historik të Çezenës që mbahej që nga sezoni 1949-1950. Ndërkohë, me 54 gola të realizuar gjithsej nën fanellën bardhezi, ai ka gdhendur emrin e tij mes golashënuesve më të shquar në histori të klubit.
Pavarësisht këtij ekuilibri perfekt dhe formës së shkëlqyer në arenën e klubeve, situata e tij në Kombëtaren shqiptare mbetet e ndryshme, pasi trajneri i ka dhënë hapësirë vetëm në një takim, duke e lënë shpesh në stol, pavarësisht nevojave që skuadra kuqezi ka shfaqur në repartin e avancuar.
Në rrafshin e ekipit, Çezena pozicionhet në vendin e dhjetë të renditjes në Serinë B, pas një bilanci prej një fitoreje, katër barazimesh dhe një humbjeje, ndërsa sfidën e ardhshme e ka në program kundër Avellinos.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: